Bëhen me asfalt disa rrugë të fshatit Runik

Falë investimeve të Komunës së Skenderajt dy lagje të Runikut po bëhen me rrugë të reja. Lagja Sejdiu dhe Miftari të këtij fshati janë pjesë e investimeve që Komuna po bën kudo në territorin e saj, me qëllim të rritjes së mirëqenies së të gjithë banorëve.
Më qëllim të monitorimit të punimeve në këto dy rrugë, në Runik ka qëndruar sot Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.
Nënkryetari Nura me këtë rast deklaroi se Komuna e Skenderajt është në fazën e fundit të asfaltimit të rrugëve të lagjeve, ndërkohë që janë duke u bërë edhe investime të rëndësishme në projektet e ujësjellësve dhe kanalizimeve, pjesë e të cilave do të jetë edhe Runiku në fushën e trajtimit të ujërave të zeza.
“Nevojat e banorëve të Runikut janë dhe do të jenë prioritete të Komunës së Skenderajt, pasi përmirësimi i jetës së qytetarëve është qëllim parësor i qeverisjes lokale të Skenderajt”, tha z. Nura.

Lexo edhePacienti kosovar i klinikës psikiatrike mbyt pacientin tjetër në Lucern

















