Begaj pas takimit me Costan: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në BE sjellin më shumë siguri dhe stabilitet
dp

Lexo edheZotimet e Kurtit: Garancia shtetërore për investimet e mërgatës

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve evropiane në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar angazhimin e institucioneve shqiptare për përmbushjen e reformave dhe standardeve të kërkuara në këtë rrugëtim.
“Shpreha mirënjohje për mbështetjen në këtë proces kyç të negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e këtij objektivi kombëtar”, u shpreh Begaj pas takimit.
Ai vlerësoi se anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të kontribuojë në forcimin e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik, jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë Evropën.
Lexo edheZotimet e Kurtit: Garancia shtetërore për investimet e mërgatës