Befason gazetarja kosovare: Guardiola më tha se Kosova është sikurse Brazili në futboll
BILLIPërditësuar më
Lexo edheKombëtarja e Ishujve Faroe publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës (FOTO)
Se Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë, atë të gjithë e dimë.
Guardiola ka arritur suksese të jashtëzakonshme në karrierën e tij si trajner, duke fituar çmime dhe trofe të nivelit më të lartë me skuadrat që ai ka menaxhuar, shkruan GazetaBlic
Gazetarja e sportit dhe anëtarja e Shoqatës së Gazetarëve në Kosovë, Qeqa Krelani ka zbuluar se Guardiola e njeh majft mirë futbollin kosovar. Krelani gjithashtu ka zbuluar se çfarë i ka thënë tekniku spanjoll gazetarës, në intervistën që ka realizuar me trajnerin, e që u mundësua nga gazetari i Mundo Deprtivos, Odriol.
Lexo edheKombëtarja e Ishujve Faroe publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës (FOTO)
“Pep Guardiola e njeh shumë mirë futbollin në Kosovë, për shkak se është një njeri shumë eksplorues dhe hulumton shumë. Ai më ka thënë se jeni sikur Brazili, sa i përket cilësive në futboll”, tha fillimisht Krelani në emisionin Arena Sportive.
“Guardiolas nuk i ka pëlqyer se talentët kosovarë zhvillohen në ligat ndërkombëtare, pasi ata duhet të rriten në vendin e juaj, sepse kështu zhvillohet një shtet “, ka zbuluar Qeqa Krelani fjalët e Pep Guardiolas.