back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportBefasi e madhe nga FIFA, ja si ndryshon “Topi i Artë”

Befasi e madhe nga FIFA, ja si ndryshon “Topi i Artë”

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Lamtumirë Cyrih! Ceremonia e “Topit të Artë” do të ndryshojë vendin e organizimit, por jo vetëm. Ky është çmimi më i lartë për futbollistët në Europë. Deri më tani, “Ballon d’Or” është dhënë nga FIFA (dhe nga “France Football” më parë) çdo vit në Cyrih. Por, tani është vendosur për t’i dhënë fund këtoj “stanjacioni”. Mbrëmja-Gala që organizohet me këtë rast është më e madhja dhe më joshësja në botën e futbollit të një viti. Aty shpallet “Lojtari i Vitit”, “Trajneri i Vitit” dhe “Ekipi i Vitit”, gjithashtu. FIFA duket se ka vendosur që ceremonia në fjalë, e zhvillua çdo janar në “Cyrih Kongresshaus”, do të spostohet për në Londër.

FIFA kërkon, sipas “Business Magazine”, ta bëjë këtë spostim në kryeqytetin britanik për shkak se synon që ngjarja magjepsëse e vitit të ardhshëm të ketë një transmetim televiziv më të madh, global. Kjo është edhe në interes të sponsorëve të mëdhenj të FIFA-s, që premtojnë më shumë ndikim me reklamat. “Topi i Artë” ishte deri më dje një bashkëprodhimin i FIFA-s me revistën sportive franceze, “France Football”, me të drejtat e emërtimit në mesin e francezëve. Marrëveshja e bashkëpunimit midis FIFA-s dhe “France Football” u zgjerua përsëri vitin e kaluar, edhe për një vit, e cila ka skaduar tashmë, siç ka konfirmuar një zëdhënës i FIFA-s.

Se nën çfarë emri do të zhvillohet megangjarja e re e FIFA-s në të ardhmen, nuk është ende e qartë. Por, është e qartë se gala-ja e FIFA-s, me një emër dhe koncept të ri, në janar 2017 do të zhvillohet për herë të parë në Londër. Ndoshta ky edicion “britanik” do t’i hapë rrugës zhvillimit të ceremonisë së “Topoit të Artë” në vende të ndryshme, vit pas viti, jo vetëm në një skenë. Corinne Mauch, kryeqytetarja e qytetit zviceran, u përpoqën për ta mbajtur ngjarjen në fjalë në Cyrih. Por më kot ka lobuar në këtë drejtim, sepse presidenti i FIFA-s, Infantino, e ka marrë vendimin.

Burimi: https://telesport.al/

Të Fundit

Sport

ShowBiz