Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBeckham pret flokët dhe Victoria nuk është aspak e lumtur

Beckham pret flokët dhe Victoria nuk është aspak e lumtur

Të ngjajshme

Ballkani përforcon mbrojtjen, transferon Elvis Letaj

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë...

Vdes në moshën 97-vjeçare aktori i njohur

Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Tom Troupe,...

Uran Ismaili me ftesë për qytetarët, prezanton të mërkurën zgjidhjet për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili,...

Victoria Beckham ka shpërndarë një video të bashkëshortit të saj, David, ku dukshëm ky i fundit ka bërë një gafë gjatë prerjes së flokëve. Dhe padiskutim, ky moment nuk mund të kalonte pa ngacmimet, apo siç shprehet njerëzit në komente, talljet e Victoria-s

Në një video të postuar në Instagram të shtunën, David shfaqet me një pjesë të flokëve të prera shuuumë shkurt.

“Babi, çfarë ke bërë?!?!”, shkruan Victoria në përshkrimin e videos, ku duket qartë se po e shijon situatën e krijuar.

David, dukshëm i pakënaqur me punën e tij, mban dorën mbi një pjesë të kokës. Ai shpjegon se koka e makinës i ra gjatë prerjes dhe më pas i tregon “dëmin” kamerës, ndërkohë që Victoria dëgjohet duke qeshur.

“Nuk është për të qeshur,” i thotë ai, por ajo sërish kërkon ta shohë më qartë atë që ka bërë. 

“Duket tmerrshëm,” tha Victoria pa asnjë filtër.

Ajo shtoi se fëmijët e tyre do kenë “mjaftueshëm material për të qeshur” nga kjo gafë e babait të tyre.

David rishpërndau më pas videon, duke thënë se e shoqja mund edhe të mos tregohej aq e sinqertë.

Në komentet e postimit, parukieri i Victoria-s, Ken Paves, shkroi:

“Më vjen keq, por po qesh!” dhe shtoi me shaka: “Lërja këtë punë për profesionistëve!”

Vlen të përmendet se nga etiketimet në postim mungon Brooklyn Beckham, që sipas thashethemeve vazhdon të ketë marrëdhënie të tensionuara me pjesën tjetër të familjes.

- Advertisement -

Të Fundit