BallinaLajmeBDI: Burim Latifi pranoi dëmin prej 6 milionë eurosh

BDI: Burim Latifi pranoi dëmin prej 6 milionë eurosh

Të ngjajshme

Vetëvendosje garon me numër 116

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116 në...

113 është numri i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin ...

Dogana parandalon kontrabandimin e mishit të dynerit, evitohet rreziku i madh për shëndetin publik

Mbrëmë, rreth orës 18:20, në Pikëkalimin Kufitar Glloboçicë, në...

Xhemaili: Ardian Gjini është modeli i qeverisjes që i duhet Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj birifingut të fundit të drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifi, duke thënë se, deklaratat dhe veprimet e djeshme të tij, përbëjnë pranim të qartë se me vendimet e tij është shkaktuar dëm prej mbi 6 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, transmeton Portalb.mk.

Sipas tyre, vetë fakti që Latifi është konsultuar me zyra ligjore për të inicuar procedurë para arbitrazhit, dëshmon se ai e pranon humbjen e kontestit dhe dëmin e shkaktuar.

“Vendimi ekziston, MEPSO e ka humbur rastin paraarbitral. Tani po tentohet vetëm të blihet kohë përmes ankesave dhe procedurave të reja. Qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën: Burim Latifi e ka prishur kontratën me “Energoinvest”, për të lidhur marrëveshje me kompani të afërta me Millorad Dodikun. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një kontratë, deri më tani janë lidhur dy kontrata me kompani nga Banja Luka, qyteti prej nga vjen edhe Dodiku”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për ditë me radhë ka reaguar ndaj ndërmarrjes shtetërore MEPSO dhe drejtorit të saj, duke ngritur shqetësime për transparencën dhe dëmin e mundshëm financiar ndaj shtetit. Sipas BDI-së, drejtori Burim Latifi dhe MEPSO kanë lidhur dy kontrata brenda të njëjtës ditë me kompaninë “Elnos BL” nga Republika Srpska, duke thelluar bashkëpunimin me këtë subjekt. BDI vlerëson se kjo situatë hap dilema serioze mbi procedurat dhe mënyrën e realizimit të këtyre marrëveshjeve.

Por, Latifi ka sqaruar gjatë një brifingu me gazetarët se, operatori shtetëror i sistemit elektrotransmetues, SH.A.  MEPSO, do të hyjë në një betejë arbitrazhi me kompaninë boshnjake “Energoinvest”, pasi në procedurën para-arbitrazhit të zhvilluar para DAB-it (Dispute Adjudication Board) u vendos se kompania nga Maqedonia duhet t’i paguajë kontraktorit 6 milionë euro për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratës për ndërtimin e largpërçuesit 400 kilovatësh nga Manastiri deri në kufirin maqedono-shqiptar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz