BallinaLajmeBBC: Trump përballë zgjedhjes së vështirë pas dështimit të bisedimeve, të rris...

BBC: Trump përballë zgjedhjes së vështirë pas dështimit të bisedimeve, të rris presionin apo negociojë

Të ngjajshme

Dyshohet se ra nga lartësia, vdes një person në Mitrovicë

Një person rreth moshës 50-vjeçare është raportuar i vdekur...

Arabia Saudite rikthen tubacionin kryesor të naftës pas sulmeve

Arabia Saudite ka rikthyer kapacitetin e plotë të tubacionit...

Lëvizje në tregun e naftës: Çmimet pësojnë rënie të lehtë – Këto janë tavanet zyrtare për shitje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përballet me një zgjedhje të vështirë mes përshkallëzimit të presionit ndaj Iranit dhe vazhdimit të negociatave, pasi një raund i rëndësishëm bisedimesh në Pakistan nuk arriti të prodhojë marrëveshje.

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, e përshkroi situatën si “lajm të mirë dhe lajm të keq”: pozitiv ishte fakti që u zhvilluan diskutime thelbësore, ndërsa negative mbetet mungesa e një marrëveshjeje konkrete. Sipas tij, kjo përbën një zhvillim të pafavorshëm për Iranin.

Ky takim i gjatë mes palëve u konsiderua  i rëndësishëm dhe befasues. Por, nuk ishte begasuese që s’pati marrëveshje, duke pasur parasysh historinë e tensionuar mes dy vendeve.

BBC shkruan se amerikanët shkuan në Pakistan me pikëpamjen se Irani e ka pësuar keq në këtë luftë dhe se kompromisi i shpejt ishte i mundur.

” Ata zgodhën që të mos i pranojnë kushtet tona” tha Vance. Por, Irani po ashtu i ka vijat e veta të kuqe. Negociatave u është qasur me besimin se ka një dorë të fortë në proces. Sipas, BBC pavarësisht dëmeve që i janë bërë ushtrisë, Teherani është ende i aftë dhe me vullnet për luftë. Po ashtu ende ka hise të rëndësishme në Ngushticën e Hormuzit.

Marrëveshja e mëparshme bërthamore, Joint Comprehensive Plan of Action, u arrit vetëm pas rreth 18 muajsh negociatash intensive, të shoqëruara me ndërprerje dhe rifillime të shpeshta.

Në këtë kontekst sipas BBC Trump tani  përballet me dilemën, të rrisë presionin apo të negociojë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz