Bashkëatdhetari nga Vlashnja e Prizrenit, Alush Hoxhaj, pushton ballinat e gazetave gjermane për punën e tij gjatë pandemisë!
BILLI

Lexo edheMedia greke: Rama po bëhet gati t’i japë Turqisë bazën e Pashalimanit

Alush Hoxhaj, nga fshati Vlashnje i komunës së Prizrenit i cili jeton e punon në qytetin Degerloch , në afërsi të Stuttgart-it në Gjermani pronar i lokalit me artikuj ushqimorë, është bërë lajm në të shumë gazeta të shtetit gjerman për humanizmin dhe kontributin e dhënë në kohë të pandemisë në qytetin ku jeton dhe vepron.
Ai i ka shërbyer klientët edhe jashtë orarit të punës pandërprerë, pa kursyer asgje nga vetja që të kenë furnizime dhe të ndihen rehat konsumatoret e tij, duke ju dërguar konsumatorëve edhe nëpër shtëpia mallrat e porositura.
Ai është vlerësuar lart nga konsumatorët dhe nga drejtuesit e qytetit Degerloch.Në çdo rast, Alush Hoxhaj është aktiv.
Ai ngrihet herët në mëngjes, shkon në tregtinë me shumicë dhe merr mallin e nevojshëm për dyqanin, por edhe atë çfarë kërkojnë klientët, raporton TV Prizreni.
Lexo edheMedia greke: Rama po bëhet gati t’i japë Turqisë bazën e Pashalimanit
Ai vepron ngjashëm edhe gjatë kohës së pushimit të drekës si dhe pas punës. “Unë bëj gjithçka kur dikush telefonon”, thotë ai. Klientët e tij dinë ta vlerësojnë atë. “Ata janë të lumtur”, thotë 47-vjeçari nga Kosova, “Për shkak të koronavirusit ata thonë:
E bukur që të kemi këtu ”, shkruan “Stuttgarter zeitung”.
