back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeBashkatdhetarët po largohen nga Kosova, kolona të gjata në Merdare

Bashkatdhetarët po largohen nga Kosova, kolona të gjata në Merdare

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Bashkatdhetarët, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet evropiane, në të cilat jetojnë dhe veprojnë.

E, kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata të veturave në disa vendkalime kufitare me Serbinë, transmeton Telegrafi.

Kolona më të gjata janë krijuar në pikën kufitare Merdare, kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 800 metra.

Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, kolona janë krijuar edhe në vendkalimin kufitar Dheu i bardhë, në këtë pikë kufitare kolonat arrijnë deri në 550 metra, ndërsa të gjitha rrugë janë të kalueshme.

Në vendkalimet tjera kufitare, situata është më e qetë, dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz