BallinaLajmeBashkatdhetarët nga Gjermania dhurojnë 3800 euro për familjen Abazi

Bashkatdhetarët nga Gjermania dhurojnë 3800 euro për familjen Abazi

Të ngjajshme

Pse Interi s’mundet ta fitojë Scudetton pa luajtur vetë?

Interi nuk mund ta fitojë më matematikisht titullin e...

Hoti: Më 7 qershor të bashkohemi kundër uzurpimit të shtetit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti,...

Barcelona po e konsideron shitjen e yllit të sulmit, për vetëm 10 milionë euro

Barcelona pritet të ndahet me disa lojtarë këtë verë...

Një grup i bashkatdhetarëve nga Kaiserslautern i Gjermanisë, së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, i kanë dorëzuar sot donacionin prej 3885 euro familjes Abazi nga Livoçi e Epërm, e cila nga tërmeti në Shqipëri humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemsedinin.

Paraprakisht, kryetari Haziri i ka pritur në takim grupin e bashkatdhetarëve që e kryesoi Xhevat Berisha, të cilët i ka falënderuar për solidaritetin e madh për këtë familje.

Haziri tha se është lajm i mirë që edhe pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, donacionet e njerëzve të vullnetit të mirë po vazhdojnë, për t’i dalë në mbështetje kësaj familje.

Përndryshe, në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, e cila është mbajtur të shtunën, u premtuan mbi 100 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz