BallinaSportLiverpuli merr një goditje para derbit ndaj Manchester United, lëndohet ylli i...

Liverpuli merr një goditje para derbit ndaj Manchester United, lëndohet ylli i skuadrës

Të ngjajshme

Liverpuli ka marr një goditje të madhe pak para ndeshjes me Manchester United.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, sulmuesi Aleksander Isak nuk do të luaj në derbin e madh anglez, shkruan IndeksOnline.

Suedezi ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve këtë javë dhe nuk do të jetë në urdhërat e Arne Slot.

Ende nuk dihet sa gjatë do të mungojë Isak, por besohet se do t’i nënshtrohet ekzaminimeve këtë fundjavë për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

26-vjeçari suedez ka luajtur vetëm 13 ndeshje si titullar në Premier League dhe ka shënuar vetëm tre gola që nga transferimi verën e kaluar nga Newcastle United.

Pos Aleksander Isak, Liverpuli në derbin ndaj Manchester United do të jetë edhe pa dy sulmuesit tjerë, Hugo Ekitike dhe Mohamed Salah./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz