Interi nuk mund ta fitojë më matematikisht titullin e Serie A pa zbritur në fushë nesër, por është shumë pranë kurorëzimit.
Skuadra ka vetëm nevojë për një barazim ndaj Parmës për ta siguruar titullin kampion në Itali.
Më herët kishte një skenar ku Interi mund ta festonte titullin duke shikuar ndeshjet e tjera: duhej që Napoli të humbiste ndaj Comos dhe Sassuolo të mos humbiste ndaj Milanit.
Megjithatë, barazimi 0-0 mes Napolit dhe Comos e ka eliminuar këtë mundësi.
Tani situata është edhe më e thjeshtë: Interi mund ta sigurojë matematikisht titullin nëse merr të paktën një pikë kundër Parmës në ndeshjen e së dielës në “San Siro”.
Aktualisht, “Nerazzurrët” janë në krye të tabelës me nëntë pikë diferencë dhe nëse e rrisin këtë në 10 pikë me vetëm tre ndeshje të mbetura, titulli i Serie A do të jetë praktikisht i siguruar./GazetaExpress/