BallinaSportBarcelona po e konsideron shitjen e yllit të sulmit, për vetëm 10...

Barcelona po e konsideron shitjen e yllit të sulmit, për vetëm 10 milionë euro

Të ngjajshme

Barcelona pritet të ndahet me disa lojtarë këtë verë për të gjeneruar fonde për afrime të reja.

Emra si Marc-André ter Stegen, Marc Casadó dhe Ferran Torres janë përmendur si të shitshëm, ndërsa së fundmi në këtë listë është futur edhe Roony Bardghji.

Sezoni i parë i Bardghjit në Katalonjë ka qenë me ulje-ngritje që nga transferimi i tij nga Copenhagen për rreth 2.5 milionë euro.

Ai ka regjistruar dy gola dhe katër asistime në 25 ndeshje, por shumica e paraqitjeve kanë ardhur nga stoli, për shkak të konkurrencës së fortë me Lamine Yamal.

Në mars, Bardghji shprehu publikisht pakënaqësinë për mungesën e minutave, gjë që ka detyruar Barcelona të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Sipas “Sport”, klubi nuk e sheh situatën si urgjente për momentin dhe është i kënaqur me performancat e tij.

Megjithatë, nëse lojtari nuk pranon rolin e tij si alternativë në disa ndeshje, klubi është i gatshëm ta shesë – por vetëm për çmimin e duhur.

Raportohet se Barcelona ka vendosur një çmim minimal prej rreth 10 milionë euro për kartonin e tij.

Nëse vjen një ofertë në këtë nivel, drejtuesit do ta shqyrtojnë seriozisht, megjithëse vendimi final mund të varet edhe nga vetë lojtari.

Gjithçka tregon se largimi i Roony Bardghji këtë verë është një mundësi reale, çka do të ishte një humbje për trajnerin Hansi Flick, duke pasur parasysh potencialin që ai ka treguar në minutat e kufizuara.

Nëse ndodh largimi, Barcelona pritet të kërkojë zëvendësim, me shumë gjasa nga akademia “La Masia”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz