Basha për rrugën Korishë-Kabash: Projekt që gjallëron zhvillimin dhe promovon turizmin
dp

Lexo edheKronologjia e plotë: Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë ndaj Donald Trump

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, i cili ka theksuar se projekti financohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës.
“Dje bashkë me Kryeministrin Kurti ishim në Prizren, në fillimin e punimeve në rrugën Korishë-Kabash, projekt me gjatësi 6.7 km e me vlerë 4.1 milionë euro”, ka deklaruar ai.
Sipas Bashës, kjo rrugë do të krijojë lidhje me rrugën rajonale R-118 dhe pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës.
“Kjo nyje do ta lidhë më mirë këtë zonë me rrjetin rrugor në jug të vendit dhe i jep drejtim të ri zhvillimit lokal”, ka shtuar ai.

Lexo edheKronologjia e plotë: Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë ndaj Donald Trump
Ai ka theksuar gjithashtu se projekti do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe në zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.
Punimet, sipas tij kanë nisur me intensitet dhe pritet të realizohen sipas afateve të parapara.