back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeBarcelona troket dyert e Chelseat me ofertën e tretë dhe të fundit...

Barcelona troket dyert e Chelseat me ofertën e tretë dhe të fundit për Willian

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka trokitur dyert e Chelseat edhe me ofertën e tretë në drejtim të yllit brazilian, Willian.

Skuadra nga Camp Nou nuk e ka ndërmend t’i ndahet interesimit për yllin e Chelseat, Willian, pasi kanë bërë edhe një ofertë për shërbimet e tij.

Barcelona ka bërë ofertën e parë para disa javësh në drejtim të Chelseat, e cila peshonte 56 milionë euro për Willian, por që është refuzuar.

Gjigantët spanjoll nuk qëndruar duarkryq dhe vazhduan të bëjnë presion për yllin brazilian duke tentuar transferimin e tij edhe me një ofertë.

Willian (Getty Images)

Në ofertën e dytë, Blaugranët ofruan për Willian një ofertë me vlerë prej 53 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh, por që as kjo nuk u pranua nga Blutë.

Sipas mediumit anglez Sky Sport News, skuadra nga Camp Nou nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ka trokitur dyert e Chelseat edhe me ofertën e tretë.

Ky medium raporton se Barcelona ofertën e tyre të tretë e ka rritur për disa miliona, duke ofruar 55 milionë funte apo 61.6 milionë euro.

Pas kësaj oferte topi është tek skuadra nga Stamford Bridge që të pranojë ose jo ofertën pasi Barcelona nuk pritet të bëjë më oferta për brazilianin. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz