Barcelona e krahasoi me Lewandowskin, vjen përgjigjja nga Vedat Muriqi
dp

Lexo edheHapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, Kryeziu dhe Kokaj mbajnë me krenari flamurin e Kosovës

Në një postim në faqen zyrtare, skuadra katalanase ka paralajmëruar përballjen me Mallorcan me foton e sulmuesit polak, duke shkruar ”Lewy kundër Muriqit”.
Derisa ”Pirati” pak kohë më pas ka shpërndar atë postim duke e falenderuar për krahasimin që i është bërë.
”Ka pak sulmues që mund të konkurrojnë me Lewyn… Dhe unë nuk jam njëri prej tyre, por faleminderit.”, ka shkruar Muriqi.

Lexo edheHapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, Kryeziu dhe Kokaj mbajnë me krenari flamurin e Kosovës
Kujtojmë që Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik, ku ka shënuar 15 gola këtë sezon në La Liga dhe është golashenuesi i dytë më i mirë pas Kylian Mbappes, që ka shënuar 22 gola.