Lamine Yamal sot ka vazhduar kontratën me Barcelonën, deri në vitin 2031.
18-vjeçari po ashtu nga sezoni i ri do ta vesh fanellën me numrin 10, të cilën e kanë veshur legjendat e klubit si, Lionel Messi, Diego Armando Maradona, Ronaldinho e të tjerë, shkruan IndeksOnline.
Ylli spanjoll pasi nënshkroi kontratën tha se ai ndihet si në shtëpi, pasi është aty tash e 11 vite.
“Barça është jeta ime, jam këtu që kur isha 7 vjeç. Kjo është shtëpia ime, dhe unë do të vazhdoj të punoj. Është ëndrra ime. Do të argëtohemi në Spotify Camp Nou!.”, ka deklaruar Yamal./IndeksOnline/