“Kushte të tmerrshme” – Mbyllen dy strehimore të qenve në Ferizaj
dp

Lexo edhe“Nuk muj me ju bë dikuj nanë, dikujt njerk, Lladrovci: Njëri nga kandidatët i ka thanë një mërgimtari ami 100 mijë euro për fushatë, që fitoj hajde qitja gishtin tokave

Sipas AUV-së, gjatë kontrollit të realizuar nga inspektorati veterinar, është konstatuar se qenët që ishin marrë në adaptim nga komuna e Prishtinës ndodheshin në kushte të papërshtatshme dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e kafshëve. Po ashtu, u theksua mungesa e kujdesit ndaj shëndetit dhe mirëqenies së qenëve nga ana e personave përgjegjës për strehimoret.
Sipas raportit të inspektimit, disa nga kafshët e strehuara kishin ngordhur si pasojë e neglizhencës dhe kushteve të rënda. Si rezultat, AUV ka marrë vendim për mbylljen e menjëhershme të këtyre strehimoreve dhe kthimin e qenve në strehimore të licencuara nga komuna e Prishtinës, raporton lajmi.net
Autoritetet kanë njoftuar se pas përfundimit dhe kompletimit të hetimeve, rastet do të procedohen në gjykatë. Ndaj personave përgjegjës do të iniciohen procedura ndëshkimore, ndërsa AUV ka bërë të ditur se çdo veprim jo human ndaj kafshëve do të trajtohet me seriozitet dhe do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për parandalimin e keqtrajtimit.

Lexo edhe“Nuk muj me ju bë dikuj nanë, dikujt njerk, Lladrovci: Njëri nga kandidatët i ka thanë një mërgimtari ami 100 mijë euro për fushatë, që fitoj hajde qitja gishtin tokave
Agjencia rikujton se të drejtat e kafshëve janë të garantuara me ligj dhe se institucionet janë të përkushtuara në mbrojtjen e tyre./Lajmi.net/