BallinaLajmeBaraliu: Nëse kalon afati, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja

Baraliu: Nëse kalon afati, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja

Të ngjajshme

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se nëse kalon afati i përcaktuar, atëherë Kosova do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.

“Nëse kalon ky afat, atëherë automatikisht shkohet në zgjedhje të reja. Sipas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, ka deklaruar Baraliu.

Ai ka sqaruar se një situatë tjetër mund të krijohet vetëm nëse paraqitet ndonjë rast i ri në Gjykatën Kushtetuese, e cila më pas do të mund të përcaktonte një afat tjetër.

“Nëse shkon në Gjykatën Kushtetuese, ajo është gjë tjetër, nëse shkon ndonjë rast tjetër dhe gjykata e përcakton një afat tjetër, por s’besoj se çfarëdo kërkese ajo do jetë indiferente, ajo e sheh përmbajtjen”, është shprehur ai. për FrontOnline.

Sipas Baraliut, megjithatë, skenari më i mundshëm mbetet mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe jo shtyrja e procesit aktual.

“Por kjo është hipotetike, se çka ndodhë, çfarë kërkese do të jetë, por nuk do të ketë shtyrje, por do ketë zgjedhje të reja”, ka theksuar Baraliu./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz