Banori i Skenderajt po punonte në shtëpi kur hasi në një granatë
03

Lexo edheNjoftohen banorët e Skenderajt, këto vende pa rrymë

Një banor i Skenderajt ka lajmëruar organet e rendit, se ka hasur në një grantë dore gjatë punimeve në një objekt përcjellës të shtëpisë, transmeton Drenica Press
Rasti është regjistruar në fshatin Klinë e Epërme, ku thuhet se ankuesi mashkull K-shqiptar ka raportuar se, gjatë punimeve në shtëpi në një objekt përcjellës ka hasur në një granatë dore.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it ka larguar granatën në mënyrë të sigurt.

Lexo edheNjoftohen banorët e Skenderajt, këto vende pa rrymë
Rasti është trajtuar si gjetje e mjetit të pashpërthyer. /Drenica Press/