back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaShqiptareBanorët në Shqipëri të “tmerruar” nga tërmetet, sizmiologët: Një lëkundje në çdo...

Banorët në Shqipëri të “tmerruar” nga tërmetet, sizmiologët: Një lëkundje në çdo 25 minuta

Të ngjajshme

Trazira në aeroportin e Heathrow, zjarrfikësit në vendngjarje, probleme edhe në disa linja treni

Frikë dhe panik ka përjetuar udhëtarët në aeroportin Heathrow...

IKSHPK apelon sërish qytetarët të mos e përdorin për pije ujin e Badocit, shkak mangani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton...

Nga Klan Arena, Nisma nis të shtunën fushatën për zgjedhjet lokale

Nisma Socialdemokrate do të nisë të shtunën fushatën për...

Austri: Arrestohen dy shqiptarë për grabitje dhe shkëmbim zjarri me policinë

Sipas hetimit, njëri nga burrat besohet se ka qëlluar...

Katër ditë pas tërmetit në Korçë, i cili shkaktoi dëme të shumta materiale në fshatrat përreth qytetit, nga Instituti i Sizmologjisë, bëjnë të ditur se aktiviteti sizmik në këtë zonë pothuajse ka ndaluar.

“Duke nisur nga mesdita e ditës së djeshme, kemi një rënie thuajse drastike, d.m.th kemi një aktivitet sizmik shumë të rrallë në frekuencë, por edhe në madhësinë e magnitudës, pra në fortësinë e tyre.

Po te shohim deri në mbrëmjen e ditës së djeshme, pra data 3 kemi patur çdo 25 minuta një mikrongjarje, e cila ka patur një magnitudë të nivelit 2 të shkalles rihter. Kurse dita e sotme karakterizohet nga pothuajse pa mikrotermete. Në orët e para të mëngjesit ka patur disa mikrotërmete dhe këto në të njëjtën madhësi”, tha Edmont Tushi, sizmolog.

Por rënia e aktivitetit, për sizmologët nuk përjashtojnë një mundësi të riaktivizimit të zonës.

“Nisur nga të dhënat e deritanishme kemi një rënie, pra aktiviteti është thuajse i stopuar, por kjo nuk e përjashton mundësinë e riaktivizimit të zonës ose aktivizimin e ndonjë zone tjetër sepse këto janë dukuri tektonike natyrore, të cilat nuk mund të parashikohen”, tha Edmont Tushi për “t.ch”.

Sizmologu thotë se kjo është një zonë e klasifikuar si zonë sizmologjene, dhe risjell në vëmendje edhe dy tërmete të mëparshme me një magnitutë të lartë.

“Kjo zonë është e klasifikuar nga ne si sizimiolog, si zonë sizmologjene, pra e aftë të gjeneroje tërmete. Tërmeti i fortë i zonës së Korçës, i fundit ka ndodhur në vitin 1960, i cili ka prekur të gjitha zonat në fjale, pra gjithë zonat përreth qytetit të Korçës kanë pësuar dëme të konsiderueshme në atë kohe ai ka patur një magnitutë 6 ndërkohë ka patur edhe tërmete të mëvonshme, por jo të asaj madhësie.

Përmend këtu tërmetin në Barmash me epiqendër mes Ersekës dhe Korçës ne vitin 2004, i cili ka patur një magnitutë 5.4, pra i krahasueshëm me goditjen kryesore të kësaj seri tërmetesh që ndodhi në datën 1 qershor të këtij viti dhe kemi patur dëme në atë periudhë, dëme të cilat nuk ishin kaq të mëdha sa janë në këtë rast, por që kishte shtëpi të shkatërruara, kryesisht në fshatra në zonën afër epiqendrës dhe efekte në terren, çarje rrugësh apo rrëzim të mureve mbajtës të rrugëve”, tha sizmologu Tushi.

Nga tërmeti në zonën e Korçës në 1 qershor, u dëmtuan shumë banesë, ndërsa fshati më i prekur ishte ai Floqit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz