Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, kanë shkaktuar zjarre në vende të ndryshme të Kosovës.
Por sot një zjarr ka shpërthyer edhe në fshatin Llapashticë të Podujevës ku banorët janë në hall me zjarret.
Sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka përfshirë disa sipërfaqe të parcelave bujqësore, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezik për përhapje në zona të banuara./Indeksonline.
- Advertisement -