Banesa shpërthen në flakë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën e paralizuar
03

Lexo edheSi po rriten krimi shqiptar, pas Europës rrugë të reja droge me Amerikën Jugore

Nje apartament në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët në lagjen nr 5 të Durrësit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë pikasur flakët, duke shkuar në ndihmë të gruas së moshuar që ishte dhe e paralizuar.
Pasi kanë thyer derën e jashtme, fqinjët kanë mundur të depertojnë në brendësi të apartamentit, duke e nxjerrë jashtë të moshuarën.
E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë dhe është dërguar drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Lexo edheSi po rriten krimi shqiptar, pas Europës rrugë të reja droge me Amerikën Jugore
I lënduar ka mbetur edhe fqinji Ali Shehu, i cili i dha dhe ndihmën e parë, por pa pasoja serioze. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë si dhe forcat e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë./opinion/