Balotazhi për zgjedhjet lokale mbahet më 19 nëntor
Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën, pritet të pasojnë me raundin e dytë në shumicën e komunave.
Balotazhi pritet të jetë vendimtar për të përcaktuar kryetarët e rinj që do të udhëheqin me komunat e Kosovës.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka konfirmuar për lajmi.net se balotazhi për zgjedhjet lokale do të mbahet më 19 nëntor.
“Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet 4 javë pas raundit të parë. Pra, pasi raundi i parë mbahet të dielën e ardhshme më 22 tetor, raundi i dytë i bie të mbahet më 19 nëntor. Sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetar Komune mbahet nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë”, ka thënë Elezi.
Lexo edhePunëtorët e ELKOS-it e vjedhin kompaninë dhe i mbushin bagazhet e veturave
Ai ka sqaruar se në balotazh shkojnë dy kandidatët që kanë fituar më së shumti vota të vlefshme në raundin e parë.
“KQZ-ja e organizon raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar Komune në mes të dy kandidatëve qe kanë fituar më së shumti vota të vlefshme në raundin e parë.Në raundin e dytë, Kryetar i Komunës zgjedhet kandidati i cili fiton shumicën e votave në këtë rreth votimi”, deklaroi Elezi për lajmi.net
Për balotazh, kandidatët kanë të drejtë fushate për pesë ditë.














