Punëtorët e ELKOS-it e vjedhin kompaninë dhe i mbushin bagazhet e veturave
BILLI
Lexo edheSelimi: Veteranët të bojkotojnë PDK-në e AAK-në dhe jo zgjedhjet
Policia në Prizren ka arrestuar tre punëtorë të kompanisë “ELkos” në Prizren, pasi dyshohet se kanë vjedhur gjësende të ndryshme në kompaninë ku ata punonin.
Sipas policisë, në orët e vona të mbrëmjes, një patrullë policore gjatë patrullimit në rrugën “Mehmet Hasi” në Prizren, ka vërejtur tri automjete tek të cilat gepekët ishin të hapur dhe kjo ka nxitur kureshtjen për një kontroll të tyre.
Gjatë kontrollit është konstatuar se tre të dyshuarit me një Mercedes benz, një Ford Fiesta dhe një Golf IV kishin vjedhur pajisje elektronike dhe gjëra ushqimore nga depoja e Qendrës Tregtare “ELKOS” dhe se të dyshuarit janë punëtorë të “ELKOS-it”.
Lexo edheSelimi: Veteranët të bojkotojnë PDK-në e AAK-në dhe jo zgjedhjet
“Gjësendet e vjedhura dhe automjetet janë sekuestruar në cilësi të provës materiale, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit ndalën nën masën e arrestit policor”, njofton eprori Hazir Berisha, zyrtar për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.