BallinaLajmeBalla në kuvend për naftën: Çmimi nuk varet nga ne, është krizë...

Balla në kuvend për naftën: Çmimi nuk varet nga ne, është krizë globale

Të ngjajshme

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi në kuvend ndaj akuzave të opozitës për rritjen e çmimit të naftës, duke theksuar se kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet globale dhe jo me vendimmarrjen e Qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se nafta është një mall burse dhe çmimi i saj përcaktohet nga tregjet ndërkombëtare. Ai theksoi se Shqipëria furnizohet nga kompani të mëdha ndërkombëtare, të cilat operojnë mbi bazën e çmimeve të bursës.

Ndër të tjera, Balla mbrojti gjithashtu rolin e Bordit të transparencës, duke theksuar se ky mekanizëm është përdorur edhe në krizën e mëparshme pas luftës në Ukrainë dhe ka dhënë efekt në stabilizimin e çmimeve.

Sa i përket debatit politik, ai akuzoi opozitën se po e përdor çështjen për retorikë ditore, ndërsa shtoi se projektligjet e propozuara prej saj do të diskutohen në Kuvend sipas kalendarit të miratuar me konsensus, konkretisht në datën 30, raporton Abc News.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz