back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeBajrami – VV-së: Qytetarët e dinë kush e mbajti të bllokuar Kosovën...

Bajrami – VV-së: Qytetarët e dinë kush e mbajti të bllokuar Kosovën për 9 muaj, më 28 dhjetor vendi çlirohet nga mashtruesit

Të ngjajshme

UEFA gjobit Galatasarayn, kjo është arsyeja

UEFA ka vendosur ta gjobisë skuadrën e Galatasarayt. Kjo për...

Apple prezanton MacBook-et e rinj: Performancë “ndryshuese loje”

Nëse MacBook-u juaj aktual po jep shenja lodhjeje, tani...

S’i zgjat gëzimi Wolvesit, Salah barazon

Liverpooli ka shënuar golin e barazimit ndaj Wolvesit. Është egjiptiani,...

Ish-deputeti i LVV-së: Nuk ka matematikë që e rizgjedh Osmanin presidente

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për “akuzat” që VV iu bën opozitës për bllokadë gjatë pesë viteve.

Ajo ka thënë se nuk kalon as “mashtrimi” se për gjithçka që ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur në Kosovë, nuk ka faj Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Bajrami ka përmendur dy deklaratat e VV-së para dhe pas marrjes së pushtetit.

“Kur ishin opozitë thoshin: “Kur të vijmë ne në Qeveri do bëjmë mrekullira….” Sot, prej pesë vitesh, nga mëngjesi deri në mbrëmje përsërisin: “Na pengoj opozita, na bllokoj opozita””, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se opozita është opozitë pasi nuk i ka numrat dhe nuk është në qeveri.

“Opozita nuk ju pengoi t’i ndërtoni 160 çerdhet. Opozita nuk ju pengoi ta lironi çmimin e energjisë. Opozita nuk ju pengoi ta hiqni TVSH-në nga produktet bazë. Opozita nuk ju pengoi të ndërtoni rrugë magjistrale, disa të nisura që para 7–8 vitesh. Opozita nuk e futi vendin nën sanksione. As nuk bëri që SHBA-ja ta ndërpresë dialogun e planifikuar strategjik. Opozita nuk ju detyroi të lidhni çdo ditë kontrata njëburimore. Opozita nuk e zhyti vendin në korrupsion”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se qytetarët tashmë e dinë shumë mirë se kush doli i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se kush e ka mbajtur të bllokuar vendin për këtë 9 muaj.

“Mos i nënvlerësoni qytetarët! Më 28 dhjetor, vendi çlirohet nga mashtruesit. Ani kishe patriota!!!”, ka shtuar Bajrami. /Lajmi..net/

Postimi i plotë i saj:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz