Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami kritikon deputetët e VV-së: Duhet të zgjidhni mes mandatit të deputetit...

Bajrami kritikon deputetët e VV-së: Duhet të zgjidhni mes mandatit të deputetit dhe postit të ministrit

Të ngjajshme

SHBA: Shpërthim në një qendër trajnimi, vdesin tre policë

Të paktën tre policë, zëvendës sherifë, u vranë në...

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Pasditen e së shtunës kryeministri në largim, Albin Kurti...

DiCaprio shijon pushimet me të dashurën e re

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti një nga çiftet më...

Arsenali prezanton transferimin e Noni Madueke

Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e anësorit Noni Madueke nga...

Deputetja LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dhënë disa sqarime për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë duke i mbajtur njëkohësisht dy pozita, atë të deputetit dhe të ministrit në detyrë.

Bajrami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lënda në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga deputetët që kanë fituar mandatin, që janë certifikuar, që janë betuar dhe që VOTOJNË në Parlamentin e Kosovës, raporton lajmi.net

“E thjeshtë, nëse nuk je deputet nuk mund të votosh në Parlament. Ligji dhe Kushtetuta e kanë kufizuar, ndërsa Gjykata Supreme e ka sqaruar përfundimisht se deputeti nuk mund të jetë në dy funksione.

E dyta, Kushtetuta në nenin 70 e thotë se mandati i deputetit fillon në ditën kur certifikohen zgjedhjet. S’je deputet nëse s’ke bërë betim, s’mund të jesh deputet nëse je i emëruar anëtar i Qeverisë.

E treta, Neni 26 i Ligjit për Qeverinë e thotë qartë se ‘Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve’.

E katërta dhe po aq e rëndësishme: Qeveria në dorëheqje NUK lejohet të miratojë as STRATEGJI dhe madje as KONCEPT DOKUMENT”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit