back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeBajqinovci, Mustafës: Për keqardhje në çfarë derexhe ke shkuar ti, ju ka...

Bajqinovci, Mustafës: Për keqardhje në çfarë derexhe ke shkuar ti, ju ka shpërfytyruar Hashimi

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka komentuar deklaratat e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa lidhur me veprimet e trupës qeveritare kundër Covid-19.

Ai e ka kundërshtuar të parin e LDK-së, duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme, ka nxjerrë vendim që përkundër masave kufizuese të karantinës, të mos ketë ndalesë për deputetët për mbajtje të seancës, njofton Klan Kosova.

”Isa Mustafa prapë paske shkretu,

Kishim menduar se e ke kaluar atë fazën kur krejt papritmas “të thehej” facebooku në gjysmë të natës, e shkruaje gjëra si mos më keq. Të dinim për njeri që sado mprapshti ke bërë, për dallim nga të tjerët, dokumentet i ke lexuar.
Isë,
nëse dëshiron edhe prof, sepse nuk gënjejmë asgjë nëse e themi këtë – sikurse nuk gënjejmë edhe po të cilësonim në forma tjera sipas veprimtarive e veprimeve që ke bërë, Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka nxjerrë Vendim “për lejim të deputetëve a Kuvendit për të mbajtur mbledhje”, por ka nxjerrë një vendim që autorizon Policinë e Kosovës, që përkundër masave kufizuese të karantinës që janë fuqizuar në përputhje me Ligjin për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, të mos ndalojë deputetët ditën e nesërme për shkak të mbajtjes së seancës.
Ministria e Punëve të Brendshme me këtë akt, i ka kontribuar pozitivisht mbarëvajtjes e funksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucionit bartës të sovranitetit të vendit e qendrës kryesore të vendosjes politike në Republikë.
Është dashur të nxirret Vendimi Isë, sepse besoj e di ti se policia është organ ekzekutiv që zbaton ligjet dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe para ligjit të gjithë qytetarët janë të barabartë, Isë. Deputetët i nënshtrohen përgjegjësisë penale, kundërvajtëse, deliktore, civile e përgjegjësive të tjera juridike përveç imunitetit nga ndjekja penale dhe paditë civile që mund të lindin nga kryerja e funksionit.

E Isë, duke qenë kështu, edhe deputetët janë përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe masave të bazuara në ligj për aq kohë sa nuk përcaktohet ndryshe. A po e kupton tash se si e pse është nxjerrë ky Vendim? A po mbërrinë ta akceptosh se këtu bëhet fjalë për kryerje të detyrës me përgjegjësi dhe profesionalizëm për t’i kontribuar funksionimit të Kuvendit, e jo për diktaturë. Cfarë diktature Isë?”.

Bajqinovci mes tjerash i ka thënë Mustafës se është bërë për keqardhje dhe se atë e ka shpërfytyruar Presidenti Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

”Isë,
Është për keqardhje në çfarë derexhe ke shkuar ti dhe me vete e ke marrë edhe partinë tënde. U ka shpërfytyruar Hashimi Isë. Ke humbur arsyen. Ka shenja që edhe je pishman që u nënvendose në vargun e partive të Hashimit por çfarë të bëjmë tani. Të gjithëve na vjen keq që “institucionalizmin”, “konstitucionalizmin”, “akademizmin”, e “intelektualizmin e LDK –së e ke hashimizuar e për këtë, një ditë do të flas vet anëtarësia e LDK –së, duke të të bërë ty përgjegjës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz