back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBajqinovci flet për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Bajqinovci flet për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit

Të ngjajshme

Reagon ashpër Dardan Çaka: Kisha një ëndërr të pastërt, por ata e vranë atë

Gjyqtari i njohur kosovar, Dardan Çaka ka bërë një...

Nga seriali në kinema: Rikthimi i Peaky Blinders

Aktorët Cillian Murphy dhe Barry Keoghan, së bashku me...

Bahtiri i “sulet” opozitës: Leni inatet, uluni për të zgjedhur presidentin

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar për situatën...

“The Pitt”: Drama mjekësore që po pushton televizionin

Seriali i ri mjekësor The Pitt është kthyer në...

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një përgjigje për RTV21, tha se janë në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për të nisur pa vonesa formimin e institucioneve, kuvendit dhe qeverisë.

Sipas tij, votat për formimin e qeverisë nuk do të jenë problem për shkak të rezultatit që ka fituar LVV-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Po presim certifikimin e rezultateve, po shpresoj se nuk do të ketë shumë ankesa dhe të fillojmë menjëherë me themelimin e institucioneve. Hapi i parë është themelimi i kuvendit dhe trupave të kuvendit. Pastaj, menjëherë, të formohet qeveria e re në krye me kryeministrin Kurti dhe të vazhdojmë punën, sepse na presin shumë punë, duke e ditur se buxheti duhet të votohet, pasi rreth 85 mijë shërbyes në institucionet e Kosovës do të mbesnin pa paga. Nuk besoj se do të ketë problem sa i përket votimit të qeverisë dhe besoj se gjithçka do të ecë mbarë”, tha Bajqinovci.

Ndërsa, për zgjedhjen e presidentit të ri, deputeti Bajqinovci nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do ta përkrahin apo jo Vjosa Osmanin edhe për një mandat të dytë. Ai tha se është ende herët për të folur për këtë çështje. Sipas tij, e rëndësishme është që të themelohen institucionet e reja.

“Kjo është faza e tretë. Faza e parë është konstituimi i kuvendit, pastaj formimi i qeverisë “Kurti 3”. Faza e tretë do të jetë në muajin mars ose prill dhe do të ketë të bëjë me çështjen e presidentit. Deri në atë fazë nuk mund të them asgjë, sepse është hipotetike të jap ndonjë deklaratë kur nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat. E rëndësishme është themelimi i institucioneve’’, tha Bajqinovci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz