back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeBahtiri: LDK dëshiron ti zvarrisë proceset dhe t’i bashkohet PAN-it

Bahtiri: LDK dëshiron ti zvarrisë proceset dhe t’i bashkohet PAN-it

Të ngjajshme

Kërcënim me bombë në Minesota, mbyllen disa shkolla si masë sigurie

Policia bëri të ditur se nuk janë gjetur pako...

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Agim Bahtiri i AKR-së, ka thënë se deklarata e tij e mëhershme se nuk do të pritet LDK-ja deri në pafundësi është nxjerr nga konteksti, pasi ai thotë se vazhdon të qëndroj kundër bashkimit me koalicionin PDK-AAK-Nisma (PAN).

Bahtiri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë gjithashtu se është i papranueshëm pozicioni i LDK-së, pasi sipas tij, kjo parti po dëshiron që të mos formohen institucionet deri pas zgjedhjeve lokale, e pastaj ta përsërit skenarin e 2014-së duke iu bashkuar PAN-it.

“Dikush po dëshiron që deklaratat e mia t’i nxjerrë prej kontekstit, por qendrimi im është i njohur se nuk duhet t’i bashkohemi koalicionit PAN. Mirëpo, është i papranueshëm pozicioni i LDK-së, sepse kjo parti po dëshiron që të mos formohen institucionet deri pas zgjedhjeve lokale, e pastaj ta përsërit skenarin e 2014-së duke iu bashkuar PAN-it”, ka shkruar Bahtiri.

Ai më tej, ka ftuar LDK-në dhe Vetëvendosjen që të nënshkruajnë marrëveshje. Ai ka thënë e AKR ka qëndruar besnike në marrëveshje, por se nuk mund të qëndrojnë gjatë në këtë pozicion.

“E ftoj LDK-në që të bashkohet me VV-në dhe të nënshkruajmë një marrëveshje, ku duke i mbledhur së bashku 61 nënshkrime, do t’i drejtoheshim edhe Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese, nëse është e nevojshme. Pra, AKR-ja gjithmonë ka luajtur rol kontruktiv dhe është besnike e marrëveshjeve, por nuk mund të qendrojmë gjatë në këtë pozicion”, ka përfunduar Bahtiri.

Të Fundit

Sport

ShowBiz