BallinaLajmeBahtiri e siguron opozitën: Oferta e Kurtit është e sinqertë – ju...

Bahtiri e siguron opozitën: Oferta e Kurtit është e sinqertë – ju e ka në dorë marrëveshjen për presidentin

Të ngjajshme

Dasma e Dua Lipës nga 5 deri më 7 shtator, zbulohen detaje të reja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë...

Trump: Irani po bën një ofertë, do të shohim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha agjencisë së...

Dy skuadra të mëdha evropiane po e ndjekin Leon Avdullahun

Qysh në sezonin e parë te Hoffenheim, Leon Avdullahu...

Defekt elektrik në Kosova A, KEK thotë se është shkaktuar ndërprerje e elektrofiltrave

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate...

Flet për herë të parë Ermiona pas daljes nga Ferma VIP

Ferma VIP vijon të prodhojë dinamika dhe deklarata të...

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka reaguar pas ofertës që Albin Kurti ia ka bërë opozitës për t’i propozuar tre kandidatë për president.

Sipas Bahtirit, oferta e Kurtit është e sinqertë dhe njerëzore. Ish-kryetari i Mitrovicës ka thënë se tashmë është në dorën e PDK dhe LDK nëse vendi shkon në zgjedhje ose jo.

Postimi i plotë:

Të dashur kolegë deputet të partive opozitare,

Çdoherë iu kam thënë por ju nuk më besonit. Levizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka dashur që t’i ketë tri postet e larta shtetërore, por mosdëshira juaj për të propozuar një kandidat të mundshëm e serioz për President, na detyroi që ashtu siç e kërkon ligji t’i kemi dy kandidatët tonë. Por kjo nuk kaloi.

Tani, për ju është edhe një ofertë publike, shumë e sinqertë, e shumë njerëzore, e cila iu dedikohet juve. Në total i keni 3 oferta dhe 3 mundësi që të propozoni kandidatët e mundshëm për President të vendit.

Sot është në dorën tuaj se a shkon vendi në zgjedhje apo jo.
Prandaj, apeloj tek ju, për hir të atyre që kanë dhënë jetën e tyre, gjakun e tyre për të pasur shtet dhe institucione të shtetit të Kosovës, ju kisha lut mos shkelni mbi gjakun e tyre. Dilni mbi interesat personale e partiake, dhe gjeni 3 kandidatë të mundshëm më të mirët që i ka Kosova. Përkrahjen tonë do ta keni 100%

Kjo është tani në dorën tuaj./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz