BallinaLajmeDje pati të shtëna me armë në Kaçanik, intervistohet një 26-vjeçar

Dje pati të shtëna me armë në Kaçanik, intervistohet një 26-vjeçar

Të ngjajshme

Defekt elektrik në Kosova A, KEK thotë se është shkaktuar ndërprerje e elektrofiltrave

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate...

Flet për herë të parë Ermiona pas daljes nga Ferma VIP

Ferma VIP vijon të prodhojë dinamika dhe deklarata të...

Mbi 2,500 tiketa trafiku dhe dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh,...

Saliba i bindur se Arsenali do të jetë kampion i Anglisë

Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund,...

Pati të shtëna me armë zjarri dje në Kaçanik ka raportuar sot Policia e Kosovës.

Policia tha se rreth orës 23:25, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informatë se në lagjen “Saniteks” në Kaçanik ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë patrullimit, në rrugën “Ismail Raka”, kanë ndaluar një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga personi me inicialet L.M ( 26 vjeç)”.

Gjatë verifikimit dhe kontrollit të personit dhe automjetit, në brezin e të dyshuarit është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishekë, si dhe 2 gëzhoja në xhepin e pantallonave, shtoi policia.

Po ashtu, në veturë është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë).

“Arma, fishekët, gëzhojat dhe thika janë konfiskuar nga ana e policisë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz