BallinaLajmeAgim Bahtiri e “përforcon” ofertën e VV’së për PDK e LDK: E...

Agim Bahtiri e “përforcon” ofertën e VV’së për PDK e LDK: E sinqertë, është në dorën tuaj a shkojmë në zgjedhje

Të ngjajshme

Dy skuadra të mëdha evropiane po e ndjekin Leon Avdullahun

Qysh në sezonin e parë te Hoffenheim, Leon Avdullahu...

Defekt elektrik në Kosova A, KEK thotë se është shkaktuar ndërprerje e elektrofiltrave

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate...

Flet për herë të parë Ermiona pas daljes nga Ferma VIP

Ferma VIP vijon të prodhojë dinamika dhe deklarata të...

Mbi 2,500 tiketa trafiku dhe dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh,...

Deputeti i VV’së, Agim Bahtiri, ka reaguar pas ofertës që Albin Kurti ia ka bërë opozitës për t’i propozuar tre kandidatë për president.

Sipas Bahtirit, oferta e Kurtit është e sinqertë dhe njerëzore. Ish-kryetari i Mitrovicës ka thënë se tashmë është në dorën e PDK dhe LDK nëse vendi shkon në zgjedhje ose jo.

Postimi i plotë

Të dashur kolegë deputet të partive opozitare,

Çdoherë iu kam thënë por ju nuk më besonit. Levizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka dashur që t’i ketë tri postet e larta shtetërore, por mosdëshira juaj për të propozuar një kandidat të mundshëm e serioz për President, na detyroi që ashtu siç e kërkon ligji t’i kemi dy kandidatët tonë. Por kjo nuk kaloi.

Tani, për ju është edhe një ofertë publike, shumë e sinqertë, e shumë njerëzore, e cila iu dedikohet juve. Në total i keni 3 oferta dhe 3 mundësi që të propozoni kandidatët e mundshëm për President të vendit.

Sot është në dorën tuaj se a shkon vendi në zgjedhje apo jo.
Prandaj, apeloj tek ju, për hir të atyre që kanë dhënë jetën e tyre, gjakun e tyre për të pasur shtet dhe institucione të shtetit të Kosovës, ju kisha lut mos shkelni mbi gjakun e tyre. Dilni mbi interesat personale e partiake, dhe gjeni 3 kandidatë të mundshëm më të mirët që i ka Kosova. Përkrahjen tonë do ta keni 100%

Kjo është tani në dorën tuaj.

AB

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz