BallinaLajmeMuharremi kritikon propozimin e fundit për presidentin: Kriza po përdoret për zgjedhje,...

Muharremi kritikon propozimin e fundit për presidentin: Kriza po përdoret për zgjedhje, jo për zgjidhje

Të ngjajshme

Flet për herë të parë Ermiona pas daljes nga Ferma VIP

Ferma VIP vijon të prodhojë dinamika dhe deklarata të...

Mbi 2,500 tiketa trafiku dhe dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh,...

Saliba i bindur se Arsenali do të jetë kampion i Anglisë

Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund,...

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër zhvillimet e fundit politike në vend, duke i cilësuar ato si “lojëra fajësimi” dhe jo përpjekje reale për zgjidhje të krizës institucionale.

Sipas tij, propozimi i fundit për zgjidhjen e çështjes së presidentit është i vonuar dhe joserioz, pasi, siç thotë ai, një nismë e tillë do të duhej të ishte bërë muaj më parë, gjatë procesit dhe jo në prag të skadimit të afatit kushtetues.

Muharremi vlerëson se ofrimi i një zgjidhjeje në momentet e fundit, me afate të shkurtra kohore, është praktikisht i parealizueshëm dhe, sipas tij, ka për qëllim vetëm zhvendosjen e përgjegjësisë te pala tjetër.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje se janë të vetëdijshëm për pamundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të shpejtë nga opozita, duke sugjeruar se propozimi është bërë me qëllim dështimin e tij.

Sipas Muharremit, vendimi për të shkuar në zgjedhje është marrë më herët dhe, siç thekson ai, situata aktuale po përdoret për të krijuar kriza të reja politike.

Ai gjithashtu ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se, pavarësisht mbështetjes së gjerë elektorale, nuk po adresohen problemet e qytetarëve, ndërsa vendi, sipas tij, po përballet me rritje të vështirësive ekonomike dhe sociale.

Në fund, Muharremi thekson se zhvillimet e fundit politike nuk kanë për qëllim zgjidhjen e krizës, por thellimin e saj dhe orientimin e vendit drejt zgjedhjeve të reja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz