back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaUncategorizedBabai i Shkëndije Mujajt thyen rekordin e aderimeve: Në dy parti brenda...

Babai i Shkëndije Mujajt thyen rekordin e aderimeve: Në dy parti brenda dy javëve

Të ngjajshme

Dy të vdekur pas shembjes së një biblioteke në Korenë e Jugut

Dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë të...

Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Evropë

Donald Trump, ndonëse në rënie popullariteti në SHBA, rezulton...

Ndodh më në fund: Toney ia rrëmben puthjen Benitës (VIDEO)

Tash e disa ditë, Toney dhe Benita kanë treguar...

Zyrtare: Formacioni startuese i Dritës kundër Az Alkmaar-it

Sonte, nga ora 18:45. Drita do të zhvilloj ndeshjen...

Profesori universitar, Hasan Mujaj, i cili para dy javësh ishte prezantuar si aderim në AAK, sot ka aderuar në PDK!

Më 21 gusht, Mujaj bashkë me disa të tjerë, ishin prezantuar si aderime nga anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Pejë, Ali Berisha.

Por, sot kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka prezantuar profesorin Mujaj si aderim në partinë e tij.

Hasan Mujaj ka mohuar të ketë aderuar në AAK paraprakisht, duke thënë se fotoja e publikuar nga Ali Berisha është bërë pa lejen e tij.

“Jo, asnjëherë nuk kam qenë anëtar i AAK-së e asnjë partie tjetër. E kam parë edhe unë fotografinë. Nuk kam aderuar në Aleancë, vetëm kemi biseduar. Zotëri Berisha e ka publikuar atë pa pëlqimin tim”, ka thënë Mujaj.

Më pas ai ka pohuar se i është bashkuar PDK-së, pasi, siç është shprehur, e mbështetë “programin e kësaj partie për zhvillimin ekonomik dhe mënjanimin e dukurive negative”.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim lidhur me këtë edhe nga Ali Berisha, por i njëjti nuk është lajmëruar në telefon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz