BallinaSportBabai i Furyt thotë se Joshua do të jetë kundërshtari radhës i...

Babai i Furyt thotë se Joshua do të jetë kundërshtari radhës i djalit të tij dhe jo një rimeç me Wilderin

Të ngjajshme

Deliu: Kurti pa përpjekje për presidentin – vendi po rrëshqet në zgjedhje të reja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka...

Presidenti i Finlandës telefonatë me Trump: Po formohet një NATO më evropiane

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, deklaroi se “po formohet...

Ky është i riu 18 vjeçar që humbi jetën nga një aksident tragjik në Austri

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në...

Klubi i njohur gjerman shkruan për Franco Fodën dhe arritjet e tij me Kosovën

Klubi gjerman Bayer Leverkusen i ka kushtuar një shkrim...

Tyson Fury do të dëshironte më mirë të ndeshje me Anthony Joshuan sesa të bënte një rimeç me Deontay Wilderin – ka pohuar babai i tij, John Fury.

54-vjeçari është impresionuar nga performanca e djalit të tij në duelin e fundjavës që shkoi në Los Angeles, në meçin që përfundoi baras kundër kampionit të botës në WBC.

Si gjithmonë, spektakël nga Fury gjatë duelit ndaj Wilderit (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Derisa vazhdojnë kundërthëniet për vendimin e gjyqtarëve, kanë nisur spekulimet për duelet e ardhshme të dy boksierëve.

Edhe Fury edhe Wilder u shprehën të gatshëm që të zhvillonin një rimeç në të ardhmen, ndërkohë që të dy kanë shprehur dëshirë të ndeshen me kampionin e unifikuar, Anthony Joshua.

Nga ana tjetër, këtë muaj do të zhvillohet edhe dueli ndërmjet Dillian Whyte dhe Dereck Chisora (22 dhjetor), porse babai i Furyt nuk mendon se ndonjëri prej tyre do të ishte kundërshtar i denjë për djalin e tij.

Dillian Whyte dhe Dereck Chisora (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Sipas tij, kundërshtari më i mundshëm i 30-vjeçarit është kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda në IBF, WBA dhe WBO.

“Instinkti im më thotë se ata do të shkojnë drejt rrugës për duelin ndaj Joshuas”.

“Ata po shkojnë drejt Joshuas. Ky ishte plani nga dita e parë. Tyson ishte një kurth dhe askush nuk mendonte se ai do ta bënte atë që e bëri ndaj Wilderit”, ka thënë John Fury. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz