back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeAVONET: 3 milionë euro të hedhura në baltë

AVONET: 3 milionë euro të hedhura në baltë

Të ngjajshme

Krishtlindja tropikale e Rita Orës

Rita Ora ka zgjedhur të festojë Krishtlindjen në një...

Ka apo s’ka kolona?- Përditësohen të dhënat e fundit nga pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim...

A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?

Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar...

Aksident i rëndë në Veternik, vetura përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët...
- Advertisement -

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka ngritur shqetësimet për cilësi të dobëta të punimeve në Komunën e Ferizajt, lidhur me projektin asfaltimi i rrugës Rahovicë – Kishnapole.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi për media AVONET, thotë se ky projekt tre vjeçar, i cili është në fazën finale të është projektit nga kompania Gërlica Kompani, i cili i njejti operator ekonomik ka të njëjtën kohë edhe me një kontratë tjetër në asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës së fshatit Mirosal.

AVONET konsideron se është duke u keqpërdorur paraja publike në këtë projekt, i cili kapë shumën afro 3 milion euro. Nga fillimi AVONET ka ngritur shqetësimet tek zyrtarët e Komunës së Ferizajt, por edhe tek Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që ky projekt nuk është duke u realizuar në kuadër të standarteve dhe planifikimit si është edhe në paramasat e projektit.

“Gërlica kompani, me 9 qershor të vitit 2019 kishte filluar rregullimin e rrugës të fshatit Mirosal, ku kjo kompani kishte marrur materiale (mbeturina e asfaltit) të rrugës dhe kishe hedhur si material tek projekti i asfaltimit Rahovicë – Kishnapole, (shiheni në foto). Operatori Ekonomik është dashtur të realizoj paramasën e projektit në linjën 1.4, konstruksioni i trases së rrugës, këto paramasa të projektit në shumicën e trasesë nuk janë realizuar siç është paraparë, ku janë hedhur pjesë të asfaltit që janë hequr nga rruga e fshatit Mirosal”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kjo është dëshmuar edhe në fazën e fundit të këtij projekti, që shumica e rrugës ka bërë lëvizje dhe është jo stabile, traseja e rrugës e cila vërehet edhe në foto se është dalur edhe balta mbi sipërfaqe të trases së rrugës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë se si kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka marr deri më tani asnjë masë ndaj këtyre operatorëve jo serioz, në fakt veç sa ka krijuar bashkëpunim më këto kompani.

AVONET, kërkon që Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt të fillojnë hetimet ndaj menaxherëve të projekteve dhe të kontraktorëve (Operatorëve Ekonomik). /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz