BallinaLajmeAvokati i Popullit heton KEDS-in (Dokument)

Avokati i Popullit heton KEDS-in (Dokument)

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Avokati i Popullit ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me dyshimet se qytetarëve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës po u faturohet energjia elektrike e shpenzuar në veri të vendit.

Vlerësohet  se më shumë se 8 milionë euro energji elektrike, e cila shpenzohet nga serbët në veri të Kosovës, edhe më tutje vazhdon t’u shpërndahet nëpër fatura të qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën.

“Duke u bazuar në raportimet mediale, Avokati i Popullit, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore, ka vendosur të hetojë Ex Officio (sipas detyrës zyrtare) çështjen e shpërndarjes së vlerës së energjisë që shpenzohet në veri të vendit, nëpër fatura të qytetarëve gjithandej Kosovës. Siç raportohet në media, vlera vjetore e sasisë së energjisë së konsumuar në atë pjesë, llogaritet të jetë rreth 8 milionë euro, shumë e cila konsiderohet se u vihet në barrë qytetarëve në pjesët tjera të vendit”, thuhet në njoftimin për media të Avokatit të popullit.

Nga përfundimi i luftës e deri më tash serbët në veri kanë shpenzuar energji elektrike prej më shumë se 100 milionë eurosh. /Gazeta Fjala/

AVOKATI

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz