back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAUV-i akuzohet se kontraktoj veterinerë që të mbysin qentë

AUV-i akuzohet se kontraktoj veterinerë që të mbysin qentë

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e financuar nga Qeveria e Kosovës, ka nisur një projekt për kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë, por kujdesi i këtij institucioni ndaj qenve, po kritikohet ashpër. Madje aktivistët për të drejtat e kafshëve, po e akuzojnë këtë institucion se ka kontraktuar një kompani që po i mbytë qentë.

AUV mohon akuzat e dhëna por nuk ka qenë në gjendje që të tregoj në detaje sesi po shkon procesi i kastrimit të qenëve endacak, nëpër komunat e Kosovës, për cka edhe po akuzohet nga Rrjeti i aktivistëve “Të bashkuar për kafshët”.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po akuzohet se ka kontraktuar veterinerë pa pasur as kushte të nevojshme për strehimin e qenve gjatë rehabilitimit, pasi të operohen. Ata që po e përcjellin këtë projekt thonë se AUV-i nuk ka siguruar kushtet e domosdoshme për këtë trajtim si qendrat e strehimit, stafin që përkujdeset për qentë dhe transportin e rregullt. Madje, asktivistët për mbrojtjen e kafshëve thonë se kanë evidentuar një veteriner në Prishtine i cili sipas tyre vetëm ua ka ndërruar vathët qenve të sterilizuar më herët.

AUV-i ka bërë të ditur se inspektorët po monitorojnë punët në teren. Në të njëjtën kohë edhe vetë Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-it, Valdet Gjinovci, gjatë javës ka vizituar të gjitha qendrat e trajtimit të qenve endacakë në të gjitha regjionet dhe qytetet për të parë nga afër punët qe po kryhen. Ndërkaq që në disa komuna qytetarët janë ankuar për monitorim të dobët që po i bënë AUV-i këtij projekti. Thuhet se nga 15-20 qenë po zhvendosen me furgon nëpër vende të ndryshme.

AUV-i ka thënë se të gjitha subjektet e kontraktuara janë profesionale në fushën e veterinarisë. Ndërsa kështu nuk mendojnë disa aktivistë për mbrojtjen e kafshëve të cilët kanë akuzuar AUV-in se ka angazhuar veterinerë të pa përvojë që do t’i mbysin qentë duke i sterilizuar gabimisht.

Për të kuptuar më shumë lidhur me të gjitha këto ankesa, Insajderi ka telefonuar zyrtarin për informim në AUV, Lamir Thaçin. Ai nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë çështje, duke sygjeruar që t’ua dërgojmë pyetjet në e-mail.

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kanë publikuar këto fotografi të një qeni të sterilizuar në regjionin e Podujevës, ku edhe shihen pasojat e trajtimit jo të duhur:

Deri me tani janë trajtuar 5750 qen në gjithë Kosovën.

Buxheti i ndarë nga Qeveria e Republikës se Kosovës per këtë projekt është 1.3 milion euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz