Autoambulanca mbërriti, por ndihma jo – Kush “e la” të vdiste Agonin?
dp

Lexo edheArrestohen personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë

Një video tronditëse e publikuar pas vdekjes së Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani, ka ngjallur zemërim publik.
Aty shihet momenti kur autoambulanca mbërrin në vendngjarje dhe 3 motra medicionale bashkë me një doktoreshë vetëm afrohen dhe e shikojnë të riun të shtrirë, pa e kontrolluar as frymëmarrjen, as pulsimin.
Ngjarja ndodhi më 7 korrik 2025 rreth orës 00:15, kur Agoni u arrestua me forcë nga policia pas raportimeve se po shkaktonte shqetësime në gjendje të dehur. Ai ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Lexo edheArrestohen personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë
Sipas protokolleve mjekësore ndërkombëtare, ndihma e parë duhet të jepet në vend sapo të mbërrijë autoambulanca, veçanërisht nëse personi është i pavetëdijshëm apo pa puls. Por në këtë rast nuk u dha asnjë ndihmë para se të futej në veturë. /Indeksonline/