BallinaLajmeATK pezullon zyrtarin e arrestuar, thekson integritetin dhe bashkëpunimin me institucionet e...

ATK pezullon zyrtarin e arrestuar, thekson integritetin dhe bashkëpunimin me institucionet e drejtësisë

Të ngjajshme

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se...

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK...

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna zyrtarin që u arrestua, menjëherë pas njoftimit të Policisë së Kosovës për dyshimin për kryerjen e një vepre penale.

Zyrtari mbetet jashtë detyrës deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave nga organet kompetente të drejtësisë, raporton lajmi.net

ATK ka theksuar se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime themelore të punës së saj. Administrata rithekson përkushtimin për parandalimin dhe adresimin e çdo forme keqpërdorimi dhe korrupsioni, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve.

“Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penal, ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu, ATK ka vënë në dukje se bashkëpunimi me institucionet e rendit dhe drejtësisë mbetet prioritet, sidomos në raste të dyshimta për shkelje ligjore.

“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve. ATK thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe drejtësisë, në këtë dhe në çdo rast tjetër ku ka dyshime për shkelje të ligjit.”/Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz