back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeAtifete Jahjaga - autoriteteve: Gjejni vrasësin e Diana Kastratit

Atifete Jahjaga – autoriteteve: Gjejni vrasësin e Diana Kastratit

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka marrë vendimin që shteti t’i paguajë dëmshpërblim familjes së të ndjerës, Diana Kastrati, e vrarë para disa vjetësh nga ish-bashkëshorti i saj.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur këtë vendim, derisa, u ka bërë thirrje autoriteteve që të gjejnë vrasësin e Dianës dhe ta ekstradojnë atë në Kosovë.

Gjykata Themelore e Prizrenit paska korrigjuar gabimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me vendimin që shteti t’i paguajë dëmshpërblimin familjes të së ndjerës, Diana Kastrati, për shkak të neglizhimit të rastit të saj.

Mirëpres këtë vendim dhe u bëjë thirrje autoriteteve përgjegjëse që, në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtar, ta gjejnë vrasësin e Dianës dhe ta ekstradojnë atë në Kosovë për të marrë dënimin e merituar.

Shpresoj se për rastet e raportuara të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, institucionet e drejtësisë të mos kenë nevojë ta korrigjojnë njëri-tjetrin, por të veprojnë me kohë!

Mbrojtja nga dhuna është e drejtë bazike e secilit qytetar të Kosovës dhe duhet të garantohet si e tillë”, ka shkruar mes të tjerash ajo në Facebook.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz