Asnjë autobus sot nuk u nis nga Stacioni i Autobusëve, nëpër asnjë qytet të Kosovës
01·

Pronarët e autobusëve që kanë linja përreth Kosovës, janë duke protestuar brenda Stacionit të Autobusëve.
Koha.net ka mësuar se kjo protestë po ndodh si shkak i një vendimi që ka marrë Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve.
TV Arta ka njoftuar se agjencitë e këtyre autobusëve që kanë linja nëpër Kosova, po kundërshtojnë vendimin e tyre që udhëtarët të paguajnë biletat brenda nëpër sportele.
Këta shoferë, sot nuk kanë qarkulluar në asnjë drejtim.

Lexo edheLladrovci viziton familjen e Bedri e Shaban Shales
Koha.net ka provuar të kontaktojë drejtorin e Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitakun, për të folur rreth këtij vendimi, por ai ka qenë i paqasshëm.














