BallinaLajmeASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni...

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune

Të ngjajshme

Lewandowski ka disa fjalë para përballjes me Shqipërinë në “play-off”

Futbollisti i kombëtares së Poloniës dhe Barcelonës, Robert Lewandowski...

Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë

Liderja e përkohshme e Venezuela, Delcy Rodríguez, ka zëvendësuar...

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë publikuar një raport me ReKos 2024, lidhur me tregun e punës, ku thuhet se shkalla e papunësisë në vend arrinte në 13,9 për qind.

Në raport, po ashtu thuhet edhe se, rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë ishin popullsi në moshë pune, përcjell Gazeta Express.

Në raport, po ashtu bëhet e ditur edhe se numri i personave aktivë arrin 514 791; atyre jo aktivë 548 896.

Sa i përket numrit të personave të punësuar, ai arrin në 443 364; ndërsa ai i të papunësuarave në 71 427.

‘‘Sipas Rezultateve të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024, Shkalla e papunësisë në Kosovë ishte 13,9 %. Derisa, rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  (1 063 687) ishin popullsi në moshë pune; Persona aktivë ishin 514 791; Persona joaktivë ishin 548 896; Persona të punësuar ishin 443 364; dhe Persona të papunësuar ishin 71 427. Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë Shkalla e jo-aktivitetit mbetet një nga sfidat kryesore të tregut të punës në Kosovë me 51,6 %.

Kjo dukuri është veçanërisht e theksuar tek femrat, ku shkalla e jo-aktivitetit është 65,4 %, krahasuar me 37,8 % te meshkujt. Tregtia, arsimi dhe shëndetësia prijnë me punësim te femrat Sektorët kryesorë ekonomikë që dominojnë punësimin, ishin: tregtia me 19,7 %, prodhimi me 12,7 %, ndërtimtaria me 9,6 %, arsimi me 8,5 % dhe administrata publike dhe mbrojtja me 8,2 %.

Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor, me 48,9 % të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, prodhimit, ndërtimtarisë, administratës publike dhe mbrojtjes, në aktivitetet e akomodimit dhe shërbimeve me 63,2 %’’, thuhet mes tjerash në publikimin e ASK’së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz