back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareAsgjesohen mbi 4200 bimë kanabisi në Shkodër

Asgjesohen mbi 4200 bimë kanabisi në Shkodër

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Shërbimet e Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike, vijojnë me intensitet zbatimin e operacionit policor të koduar “Koordinata”, i cili ka për qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve të kryera në territorin e 6 njësive administrative janë evidentuar dhe asgjësuar 4291 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Detaje nga operacioni:

Në njësitë administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë narkotike.
Si rezultat i veprimeve procedurale, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj 5 kryetarëve të fshatrave:

L. L. – kryetar i fshatit Nënmavriq

D. V. – kryetar i fshatit Pecaj

P. Sh. – kryetar i fshatit Gimaj

N. M. – kryetar i fshatit Abat

P. S. – kryetar i fshatit Lekaj

Në njësinë administrative Shkrel, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe gjeti dhe asgjësoi 60 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në njësinë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës identifikuan dhe asgjësuan 124 bimë narkotike.

Policia bën me dije se operacioni “Koordinata” do të vijojë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër. Po ashtu, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz