back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareBerisha: Në 6 bashkitë do kemi kandidatë të pavarur

Berisha: Në 6 bashkitë do kemi kandidatë të pavarur

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se për Bashkinë e Tiranës dhe në pesë bashkitë e tjera që do të ketë zgjedhje të parakohshme do të ketë kandidatë të pavarur.

“Kandidatura kalibri pa asnjë lloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet. Vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsideroj me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për mbështetjen e tyre PD. Besoj se në një valë me këtë janë edhe forcat e tjera opozitare dhe kjo jo vetëm në Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera.

Kjo do të ishte një vlerë për të gjithë ata intelektualë që përballen me narkotetin e Edi Ramës. Kemi kohë. Mendoj se kandidati i pavarur është i pavarur kur tregon veten. Natyrisht duhet të jemi realistë në historinë e modeleve elektorale të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura. Vendimi është i rëndësishëm sepse i jep opozitës një dimension tjetër.

Çdo njeri tjetër në atë organizatë kriminale mund të dilte para Ogertës. Ogertës desh i ra të fikët sepse e di barrën e krimeve që ka mbi supe. Ne u themi ekspertëve, inteketualëve, atyre që ndjehen të gatshëm të përballen janë të mirëpritur”, tha Sali Berisha. “Dy ditë e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme” tha Berisha për afatin që u la kandidatëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz