back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeAsgjë s’ka përfunduar për mocionin: Taksa e pakapërdijshme për AAK, nesër nisin...

Asgjë s’ka përfunduar për mocionin: Taksa e pakapërdijshme për AAK, nesër nisin bisedat me LDK-në

Të ngjajshme

Petrol Company sjell festën në SOS Fshatrat

Në kuadër të festave të fundvitit, Petrol Company, një...

Deri në gjysmë ore pritje për hyrje në pikat kufitare të Kosovës

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë paradites së sotme...

“Visar Hoti, e ardhmja e LDK-së në Podujevë”, analiza e Ymerit

Analisti Visar Ymeri e ka vlerësuar lart kandidatin e...

Qeveria prezanton para studentëve përfitues “Bursën e Mobilitetit”

Qeveria në detyrë ka prezantuar të premten bursën e...

Besim Hasani: Edhe 2 ditë deri te vendimi për Kosovën

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kandidati për deputet Besim...
- Advertisement -

Burime brenda kryesisë së AAK-së theksojnë se LDK dhe partia e Ramush Haradinajt po tentojnë të gjejnë zgjidhje rreth formulimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

- Advertisement -

Klan Kosova mëson se AAK nuk është e gatshme qe ta lejojë formulimin e tekstit, ku në mënyrë eksplicite përmendet taksa si shkas i rrëzimit të Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit.

Qëndrimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj është i prerë që taksa me Serbinë duhet mbetur deri në njohje.

Haradinaj megjithatë kishte deklaruar se Albin Kurti e kishte dorëzuar taksën, kur kishte komunikuar me instancat e larta amerikane, pa patur asnjë element përfitues për Kosovën.

Dy palët mbeten nesër të formulojnë tekstin, të cilin do ta votojnë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë që ishte ish- Kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili vuri taksë 100% ndaj produkteve të Serbisë si përgjigjie ndaj fushatës së kësaj të fundit për çnjohje të shtetësisë së Kosovës.

Si rezultat dialogu Kosovë- Serbi ka ngecur, ndërsa SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë bëjnë thirrje për shfuqizim të tarifave dhe ulje tensionesh mes të dyja shteteve për të mundësuar rinisjen e dialogut i cili do të rezultonte me marrëveshjen finale të paqes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz