Koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili në zgjedhjet e fundit është zgjedhur edhe asambleist, i ka shkruar një letër kryetarit në ardhje të Skënderajt, Bekim Jasharit.
Drenicapress e sjell për lexuesit e saj të plotë:
Mono-dialog me Bekim Jashari, kryetarin në ardhje të Skenderajt.
Si asamblist në ardhje i drejtohem kryetarit në ardhje.
Kryetar në ardhje, nga një libër mësova se Harun al Raschid-i nga Bagdadit ishte veshur si lypës për t’i kuptuar drejt hallet e atyre qe i qeveriste. Ai e dinte se duke qenë i rrethuar me lajkatarë nuk do ta kupton kurrë të vërtetën. Populli do të vuante, ndërsa lajkatarët do shtrembëronin realitetin sipas interesit të tyre. Qe kjo të mos ndodhte, ai luante rolin e lypësit për të parë se sa grosh i ka populli në duar.
Këtu nuk është Bagdadi, e as ti nuk je Harun al Raschid-i, e as nuk them se duhet të vishesh si lypës, por lajkatarët janë kudo e te kanë rrethuar, krejt çka duhet është që tu shpetosh kthetrave të ëmbla të tyre.
Kryetar në ardhje, familja yte, që është krenaria jonë, por edhe familja e secilit që e ndjen vetën shqipëtar, ta bëri më të lehtë rrugën drejt të parit të qytetit. Me vjen mirë që ata të cilët nuk e ndjenin vetën si anëtarë të familjës tënde hapen rrugë, sepse nuk mund të jesh edhe anëtarë i kësaj familje, e, edhe milioner i pasluftës.
Ajo që më shqetëson mua dhe dua të di është: si dhe a do na ndihmosh që gjatë punës tënde si kryetar, kritikat por dhe lavdat t’i pranosh si Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, dhe assesi si anëtar i familjës Jashari, pasi që, siç e thashë, anëtarët e familjës tënde janë kudo ku ka shqipëtarë. Lajkatarët që të rrethojnë, po demonizojnë secilin që guxon të shtrojë pyetje, apo edhe të ketë dilema sa i përketë qeverisjës suaj. Dilema që më të drejtë shtrohen, sidomos ndaj atyre që të rrethojnë, por ata, lajkatarët me qëllim i tjetërsojnë si dilema ndaj familjes dhe kanë filliuar ta privatizojnë altruizmin e pashoq të familjes Jashari.
Andaj si qytatar, por edhe si asamblist në ardhje dua të di;
Po bëhen më shumë se një muaj që zgjdhjet komunale në Skenderaj kanë përfunduar, ajo që nuk ka fund është enigma.
Kryetar në ardhje, garës për të parin e komunës i ke hyre i shoqëruar me shumë pikëpyetje. Në opinion qarkullojnë zëra se i hyre garës për kryetar komune për të shmangur një konflikt të sigurt në mes te Sami Lushtakut dhe Nuredin Lushtakut në garën e tyre të brendshme për të qenë kandidat për kryetar nga radhët e PDK-së. Asnjëherë nuk dëgjuam opinionin tëndë rreth kësaj çështje. Siç duket u mjaftove me sqarimin se që të dy, si Samiu, si Nuredini ishin shokë të axhës dhe babait tënd, për ç’gjë veç ishim në dijeni. Sigurisht, që, pikëpyetjet vetëm sa u shtuan në opnion rreth asaj se: a do të mund të ishin edhe sot shokë të Adem Jasharit, Nuredini dhe Samiu të cilët u pasuruan shumë shpejt pasluftës dhe atë në mënyrë tepër të dyshimtë. Si do të vepronte Adem Jashari nëse do t’i shihte ish shokët e UÇK-së, tashmë milionerë, duke bëre një luftë kaq të rrept për pushtet, dhe, a do tu ndërmjetsonte në një situatë të tillë?
Qytetarët e kanë opinionet e tyre, por me të drejtë presin përgjigje edhe nga kryetari i tyre, i sapozgjedhur. Kjo mund të duket irelevante, por Sartre thotë: “Kur të pasurit e bëjnë luftën, janë të varfërit ata që vdesin.” Andaj, është jetike sqarimi i kësaj çështje.
Përtej kësaj, kandidimi si i pavarur, me një fushatë ku marrin pjesë strukturat e PDK-së, mos paraqitja e alternativës tuaj qeverisëse për opinionin, veçsa e ka rritë enigmën, e, rrjedhimisht edhe pasigurinë e qytetarëve se si do qeveriset komuna jonë në katër vitet në vijim. Krejt kjo, duke parë edhe ata që të rrethojnë.
Vlenë të ceket se dita e zgjedhjeve ishte shoqëruar me një numër të madh te parregullsive. Çka e vërteton edhe numri i madhë i anëkesave në PZAP. Numri i vogël i pjesëmarrjes në zgjedhje si asnjëherë më parë në Skenderaj, shfaqja në vendvotime e njerëzve që ushtronin presion të komisionerët dhe vezhguesit nuk i bën nder demokracisë.
Siç duket, lajkatarët nuk të informuan pasi që nuk pati asnjë reagim sa i përket kësaj çështje nga ana juaj.
Përtej kësaj, rritja në më shumë se dhjetëfish, e një partie inferiore siç është AKR-ja, për faktin se kandidati i saj pati guximin të shpërfillte linçimet pubilke që mund t’i vinin gjithandej, dhe doli hapur kundër teje, për ç’gjë i ndihmonte fakti se kishte marrë pjesë intenzivisht në luftë dhe vazhdimisht proklamonte dy plagë në luftë si mburojë ndaj atyre që e sulmonin. Guximi në deklarime të llojit “Djalë i keq, i një familje të mirë.” Siç duket bëri që AKR-ja të rritej për dhjetëfish, sigurisht, edhe duke iu falenderuar degës së PDK-së në Skenderaj, e cila deklarativisht qendronte pas teje, por në terën bënte të kundërten.
Përtej kësaj, punësimet klienteliste që po i bën kryetari në detyrë, Sami Lushtaku, pas datës 22 tetor, duke i emruar në poste kyçe njerëzit më të afërt të tij, në mënyrë që ta ruaj hisen e tij në qeverisje edhe për katër vitet në vijim, veçsa i shtojnë dilemat.
Poashtu, deklarimi juaj se i kam përzgjedhur Drejtorët e Drejtorive, porse nuk do t’i bëjë publikë dërisa ata të marrin detyrën zyrtarisht ka ndezur teorite konspirative. Mund të ndodhë që lajkatarët e emrojnë veten Drejtorë të Drejtorive, i ndezin këto spekulime në mënyrë që t’ju qesin para aktit të kryer. Por, nëse me të vërtetë do të jenë ata që po përfliten, fillimi nuk duket të jetë shpresëdhënës. Populli thotë “Dita e mirë shihet në mengjes.” – bëjeni atë mengjes.
Në një letër publike ju patët deklaruar se nuk jeni politikan, por tashmë jeni para përgjegjësisë politike. Ushtrojeni atë, ose lajkatarët do ta ushtrojnë për ju.



