Ndeshja mes Drenicës dhe Lirisë mund të anulohet për shkak të gjendjes katastrofale të fushës
Klubi i Drenicës ka publikuar një foto të stadiumit “Bajram Aliu”, ku shihet gjendja jo e mirë e fushës.
“Vështirë të besohet se mund të ketë ndeshje futbolli këtë fundjavë në Superligën e Kosovës. Reshjet e shiut që po vazhdojnë ende dhe pritet të vazhdojë deri të dielën i kanë kthyer fushat e futbollit në Kosovë në pishina olimpike”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Drenica.
Ndeshja mes Drenicës dhe Lirisë është e paraparë të zhvillohet më 2 dhjetor (e shtunë) nga ora 13:00.



